Veturat tepër të shtrenjta, që duhet të largohen nga qarkullimi

  • 21 August 2018 - 17:18
Veturat tepër të shtrenjta, që duhet të largohen nga qarkullimi

Prodhuesi italian i veturave sportive, "Pagani", ka prodhuar vetëm 5 ekzemplarë të modelit "Zonda Cinque Roadster"

Image

LAMBORGHINI VENENO ROADSTER

Në tërë botën ekzistojnë vetëm nëntë automobila të tillë, gjë që ka ndikuar që çmimi i tyre të jetë rreth 4.5 milionë dollarë për copë. "Veneno Roadster" është goxha i ngjashëm me modelin origjinal "Lamborghini Veneno", por dallimi më i madh midis tyre është se "Roadster" nuk ka kulm. Është dëm që një veturë kaq e shtrenjtë të mos mund të mbrohet (enterieri) nga faktorët e jashtëm.

PAGANI ZONDA CINQUE ROADSTER

Prodhuesi italian i veturave sportive, "Pagani", ka prodhuar vetëm 5 ekzemplarë të modelit "Zonda Cinque Roadster", gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimit për copë, në 2 milionë dollarë. Por, përpos faktit që është i rrallë, nuk ka ndonjë gjë tjetër që do ta veçonte këtë automobil nga modelet e tjera, të limituara. Dallimi i vetëm midis këtij modeli dhe atij bazë, qëndron te fakti se i pari nuk ka kulm.

Image

BUGATTI VEYRON

Çmimi bazë për një automobil "Bugatti Veyron" është 1.7 milion dollarë dhe, përkundër faktit se ai ua ofron një përjetim unik të një automobili sportiv, "Veyron" nuk është asi automobili të cilin do të donit ta vozisnit në rrugë, meqë nuk ofron siguri të mjaftueshme, sidomos nëse shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ai i ofron.

FERRARI PININFARINA SERGIO

"Ferrari Pininfarina Sergio" është një automobil zeher i shtrenjtë i cili, sikur edhe shumë modele këtu, nuk ka kulm. Por, edhe po ta kishte një të tillë, kulmi nuk do ta rriste kushedi sa sigurinë për një automobil i cili mund të shkojë deri në 322 km/h. Pastaj, nëse paguan 3 milionë dollarë për një automobil, është dëm që enterieri i tij të mos mbrohet, qoftë nga një kulm.

FERRARI 250 TESTA ROSSA

Ky "Ferrari" nga vitet 1950 më shumë duket sikur një skicë e automobilit ideal, sesa si një automobil i cili ekziston me të vërtetë. Por, ai ekziston dhe është njëri ndër automobilat më të shtrenjtë në botë. Duke pasur parasysh moshën e tyre, është vështirë të biesh në një veturë të tillë. Nëse arrini ta gjeni, do t'ju duhet që të paguani 'vetëm' 15 deri 40 milionë dollarë (sa arriti të shitej një automobil i tillë në ankand). Nëse paguan para të tilla, zor se do ta marrësh guximin ta nxjerrësh një automobil të tillë në rrugë. 

LAMBORGHINI LM002

Kur shumica e njerëzve dëgjojnë emrin "Lamborghini", ata paramendojnë një veturë të vogël sportive, por ky prodhues herë pas here del jashtë këtyre kornizave të komfortit. Ata e bënë një gjë të tillë kur vendosën që të hynin në botën e veturave sportive, SUV. "Lamborghini LM002" në fillim ishte paramenduar si automobil ushtarak, apo si automobil eksplorues, por pas dështimit të këtyre dy qëllimeve, prodhuesit thjeshtë e nxorën në treg për publikun e gjerë.

Image

ALFA ROMEO SZ 

Kemi të bëjmë me një automobil i cili e vazhdon trendin e automobilave futuristikë, përkundër faktit se "Alfa Romeo SZ" ka një dizajn të prodhuar në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990. Meqë SZ është një seri e limituar, ajo është vështirë të që gjendet, qoftë edhe nëpër ankande.

MOSLER RAPTOR

"Mosler Raptor" ishte dizajnuar të ishte njëri ndër automobilat sportivë më të lehtë dhe më të shpejtë të të gjitha kohëve. Por, ajo që rezultoi ishte një automobil tepër i shtrenjtë. Automobili arrin shpejtësinë prej 60 km/h për më pak se 3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e tij është 386 km/h. Pra, është një automobil i shpejtë, por ndoshta mu për këtë shkak, pronarët e tij nuk do ta marrin lehtë vendimin që ta nxjerrin atë në rrugë, për shkak të tundimit që t'ia shkelin gazit deri në fund.

Image

 

GDT SPEEDSTER

Edhe pse mund të duket si një veturëlodër ("GDT Speedster" duket sikur të kishte dalë nga faqet e librit komik 'Dick Tracy'), në fakt kemi të bëjmë me një automobil me një çmim fillestar prej 350,000 dollarësh. Shikuar në përgjithësi, ky nuk duket si një automobil kaq i shtrenjtë, si për nga dizajni, po ashtu edhe për nga makineria.

BENTLEY BENTAYGA

Sa herë që bie fjala për automobila të shtrenjtë, nuk ka sesi të mos na bjerë në mend emri i prodhuesit "Bentley". Por, përkundër kësaj, modeli "Bentley Bentayga" nuk duket se doli sikur që pritej. Tentimi për të inkorporuar pamjen tradicionale të një automobili "Bentley" në një automobil sportiv, SUV, përfundoi me një pamje bizare, e cila bën që "Bentayga" të duket sikur një automobil fals, sesa si një automobil luksi, i cili kushton 200.000 dollarë.

 

(Kosova Sot)