Grabitet karburanti në mes të ditës, autori kërcënon me armë

  • 23 September 2018 - 17:02
Grabitet karburanti në mes të ditës, autori kërcënon me armë

Është grabitur ditën e sotme një pikë karburanti në Fier, në lagjen numër 8, ndërsa policia është vënë në ndjekej të autorit.

Nga raportimet e para mësohet se autori ka marrë xhiron ditore të këtij subjekti. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një karburant në Fier, në lagjen numër 8.

 
Informacion paraprak

Më datë 23.09.2019, në lagjen “8 shkurti”, një person ende i pa identifikuar i ka marrë lekët e xhiros rojes së një karburanti. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, saktësisë së informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit.


(Kosova Sot)