Bashkëpunëtori i presidentit Rugova kritikon udhëheqësit e shtetit: S’i ka dëgjuar kush të flasin për njohje
Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka kritikuar udhëheqësit e shtetit.
Ai thotë se s’i ka dëgjuar kush udhëheqësit e vendit të flasin për njohjen e saj.
Hamiti ka kujtuar se në qendër të politikës së jashtme të Kosovës – por edhe të miqve, përkrahësve të mëdhenj të pavarësisë ka qenë me vite, prej 2008-it, angazhimi për njohje të Republikës së Kosovës
Ja postimi i tij i plotë:
U HARRUA NJOHJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Në qendër të politikës së jashtme të Kosovës – por edhe të miqve tanë, përkrahësve të mëdhenj të pavarësisë sonë - ka qenë me vite, prej 2008-it, angazhimi për njohje të Republikës së Kosovës. Bujë e madhe bëhej për këtë çdo vit në shtator, në vigjilie të shkuarjes së delegacionit tonë në Nju-Jork për javën e Sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s. S’i ka dëgjuar kush udhëheqësit tanë të flasin për këtë kohët e fundit. As këto ditë. E presim njohjen prej Serbisë, do të thotë dikush.
(Kosova Sot)