Arrestohet shqiptari me 8 pako heroinë, vlera e drogës në treg rreth 100 mijë euro

  • 15 October 2018 - 17:26
Arrestohet shqiptari me 8 pako heroinë, vlera e drogës në treg rreth 100 mijë euro

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Taranto, pasi u kap me 4 kg heroinë. 

Në pranga përfundoi Edson Fejzo, i cili duke drejtuar një automjet tip Opel Meriva, kishte fshehur brenda tij lëndën narkotike e ndarë në tetë pako. 

Ai u përpoq t'i shpëtonte kontrollit duke sulmuar makinën e policisë dhe duke ikur në këmbë, por përpjekjet e tij rezultuan të pasukseshme.
Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg. Vlera e sasisë së drogës në treg do të ishte rreth 100 mijë euro fitime.


 

(Kosova Sot)