Në Prishtinë ndizen qirinj për refugjatët (Foto)
Temë e të gjitha medieve botërore padyshim që është vala e madhe e refugjatëve në Evropë.
Dje u gjetën të vdekur në brigjet e detit dy fëmijë sirianë, ngjarje kjo që tronditi botën.
Për këtë, sonte në Prishtinë para Teatrit Kombëtar janë ndezur qirinj për refugjatët, njofton Kosova Sot.
Ndryshe, sot është bërë e ditur se Presidentja Jahjaga i ka bërë thirrje qeverisë që t’i hapë dyert për refugjatë.
(Kosova Sot)