Palmer sot viziton Shkupin

  • 22 October 2018 - 10:52
Palmer sot viziton Shkupin

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer sot do të vizitojë Maqedoninë.

Palmer vjen në Shkup pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të nismës për ndryshime kushtetuese me qëllim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ai në Shkup vjen pas vizitës që realizoi në Beograd nga ku kishte deklaruar se Maqedonia ka shansin historik dhe të vetëm për të hyrë në NATO dhe BE duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë në mënyrë institucionale.

Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me faktorët politikë në pushtet, përfshirë kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Dimitrov. Palmer gjithashtu pritet të ketë takim edhe me bllokun opozitar.

Kujtojmë se pak ditë para votimit të nismës për ndryshime kushtetuese, ndihmës sekretarit Wess Mitchell kishte shkruar letër drejtuar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilën ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyer nga qëndrimet e drejtuesve të kësaj partie.