Dy mandatet e oligarkut Ahmeti thellojnë edhe ndotjen e kryeqytetit

  • 18 November 2018 - 07:37
Dy mandatet e oligarkut Ahmeti thellojnë edhe ndotjen e kryeqytetit

"Përveç dështimit total të të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili nuk qe në gjendje të marrë asnjë masë në kryeqytet kundër ndotjes së ajrit dhe të zbatojë qoftë një plan mobiliteti për transportin publik në kryeqytet, edhe Ministria e Mjedisit ka filluar të tallet me qytetarët, kinse nuk po dihen saktësisht shkaktarët e vërtetë të ndotjes së ajrit, ndaj dhe u dashka pritur një studim deri në mes të vitit 2019", thotë analisti Gani Qarri për "Kosova Sot".

Derisa po kalojnë edhe javët e fundit të stinës së vjeshtës dhe ndryshimet klimatike të stinës po ndikojnë në shtresimin e ulët të rrymave të ajrit, ajri i ndotur ka filluar përsëri të bjerë si re e zezë mbi kryeqytetin e Kosovës, me tendenca të përsëritjes së krizës së njëjtë që e patëm vitin e kaluar. Analistët politikë akuzojnë institucionet e shtetit, si ato të nivelit lokal, Komuna e Prishtinës, si ato të nivelit qendror, Ministria e Mjedisit, që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim preventiv që të mos përsëritet viti 2017, por tani po duhet që vetëm matësit e ndotjes së ajrit të Ambasadës Amerikane të alarmojnë qytetarët si dhe pushtetarët e nivelit qendror dhe Shpend Ahmetin si kryetar të Prishtinës, përderisa këta të fundit as që po lodhen për nivelin skandaloz të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Në Kosovë po regjistrohet në çdo një orë e gjysmë një rast në spital, si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe si pasojë vdes çdo 10 orë një qytetar nga ndotja e ajrit, derisa si rezulton kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur në rreth 432 mijë euro! Të gjitha këto të dhëna konstatohen nga një raport i Bankës Botërore, ndërkaq, sipas analistëve dhe qytetarëve të anketuar, Shpend Ahmeti mendon se puna e tij për dy mandate ka qenë dhe është të ngulë nga një kunj për qytetarët, si dhe nga një kifle për fëmijët, ndërkaq edhe luan me leje ndërtimore e toka e prona komunale për mafio-oligarkët dhe bën shëtitjet me jahte dhe avionë privatë me lukse të tjera për vete. Edhe Instituti i Shëndetit Publik, duke parë trendët seriozë të fillimit të shtresimit të ajrit të ndotur në kryeqytet, bën thirrje që fëmijët të mbahen mbyllur dhe as dritaret të mos hapen. E nga ana tjetër edhe deputetët akoma më shumë po tentojnë ta përkeqësojnë këtë gjendje, të cilët të sponsorizuar nga miqtë e klanit 'Pronto' dhe klanit 'Zero' kanë në agjendë aprovimin e ligjit, i cili lejon importin e veturave që në Evropë shiten për hekur. Me krejt këtë situatë anarkie, sipas analistëve politikë dhe qytetarëve të shqetësuar, shihet se nuk vepron shteti, kurse tash ka filluar të tallet edhe Ministria e Mjedisit, kinse s'po dihen shkaktarët e ndotjes e duhet me pritë një studim kah mesi i vitit 2019. Nga ana tjetër, me Ligjin për Prishtinën dihet që i janë shtuar kompetencat Komunës, por megjithatë analistët theksojnë se edhe me këtë fuqizim ligjor shihet që ka dështuar Shpend Ahmeti, duke mos marrë asnjë masë në kryeqytet kundër ndotjes së ajrit, duke mos qenë në gjendje as të zbatojë një plan mobiliteti për transportin publik në kryeqytet. Sipas analistëve, qytetarët po rrezikohen nga ajri i ndotur, baras sikurse nga krundet e Devollëve që shiten për grurë, nga mishi i Ramiz Kelmendit që shitet i prishur ose bashkë me mace, në pemët e primet e importuara që duken si copë llastiku, e shumëçka tjetër që nuk funksionon në shtetin ku sundon nëntoka kriminale. 

Klanet vrastare të qytetarëve 

Analisti politik Bislim Aliu ka thënë për "Kosova Sot" se ndotja e ajrit në komunën e Prishtinës ka ardhur në një fazë alarmante dhe këtë duhet ta marrim me seriozitetin më të madh."Ndaj, për këtë, matësit e ndotjes së ajrit të Ambasadës Amerikane alarmojnë qytetarët si dhe pushtetarët e nivelit qendror dhe Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës, përderisa ky i fundit as që po lodhet për nivelin skandaloz të ndotjes së ajrit në komunën e Prishtinës. Për këtë, në Kosovë çdo një orë e gjysmë po regjistrohet një rast në spital, si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe si vdes çdo 10 orë një qytetar në Kosovë nga ndotja e ajrit! Të gjitha këto të dhëna konstatohen nga një raport i Bankës Botërore, ndërkaq Shpend Ahmeti mendon se puna e tij, për dy mandate, ka qenë dhe është nga një kunj për qytetarët, si dhe nga një kifle për fëmijë. Ndërkaq, ai bën pazare edhe me leje ndërtimore, toka e prona komunale, për mafio-oligarkët dhe shëtitjet e pandalshme, me jahte e avionë privat, e lukse të tjera i bën për vete", u shpreh ai. "Një kontribut në këtë vrasje biologjike të qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët që po tentojnë, ta përkeqësojnë gjendjen, të cilët të sponzoruar nga miqtë e klanit 'Pronto' dhe klanit 'Zero' kanë në agjendë të aprovojnë ligjin, i cili lejon importin e veturave që në Evropë shiten për hekur. Unë them me përgjegjësi të plotë se edhe Ministria e Mjedisit po tallet, kinse s'po dihen shkaktarët e ndotjes, ku duhet me prit një studim deri kah mesi i vitit 2019. E ne krejt këtë katrahurë që po na përsëritet nga viti në vit ka dështuar edhe Shpend Ahmeti, duke mos marrë asnjë masë në kryeqytet kundër ndotjes së ajrit dhe duke mos qenë në gjendje as të zbatojë një plan mobiliteti për transportin publik në kryeqytet. Pra, shëndeti qytetarëve po kërcënohet pikërisht për shkak të injorimit që po iu bëhet problemeve të qytetarëve edhe nga qeveria qendrore, por edhe nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti", tha Aliu për "Kosova Sot". Sipas tij, kur i shtohen ajrit të ndotur edhe krundet e Devollëve që shiten për grurë, mishi i Ramiz Kelmendit që shitet i prishur e i testuar paraprakisht nga shoqëritë e mëdha të maceve nëpër depo dhe nëpër lokalet e shitjes, por edhe nga pemët e perimet që importohen, në shtetin ku sundon vazhdimisht nëntoka kriminale, për çdo ditë shohim raste të reja me kancer, nga të cilat vuajnë njerëzit dhe nuk kanë shpresë për shërim.

GURAZIU: SI PASOJË E SËMUNDJEVE TË SHKAKTUARA NGA NDOTJA E AJRIT, PO VDES ÇDO 10 ORË NGA NJË QYTETAR 

Sipas analistit politik Ragip Guraziu, gjërat e tilla ndodhin vetëm në një shtet ku sundon nëntoka kriminale-mafioze, si në pushtetin qendror edhe atë lokal dhe sjellin dëme të panumërta, ku me mish e shpirt po do të vrasë qytetarin, e gjithë kjo udhëheqësi që nuk i sheh problemet e qytetarëve të Kosovës, edhe ashtu të lodhur e të rraskapitur nga politika, mu nga këta të apostrofuar, që pak po u duket kështu, por edhe sa i përket ajrit kemi edhe njerëz të humbur, që kanë ndërruar jetë për këtë fenomen."Për çdo ditë po kërcënohen shëndeti dhe jeta e qytetarëve, pikërisht për shkak të injorimit që po iu bëhen problemeve të qytetarëve nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe nga qeveria qendrore. Dhe kështu po rrezikohen qytetarët nga ajri i ndotur, nga krundet e Devollëve që shiten për grurë, nga mishi i produkt i Ramiz Kelmendit, që shitet i prishur ose bashkë me mace, në pemët e primet e importuara që duken si copë llastiku, e shumëçka tjetër që nuk funksionon në një shtet ku sundon nëntoka kriminale, e që janë pikërisht këto arsye se pse në çdo anë dhe për çdo ditë shohim raste të reja me kancer", vlerësoi Guraziu për "Kosova Sot". "Qytetari ka mbetur në duart e kriminelëve ordinerë, që po e shkatërrojnë dhe ambientin, që po sjellin edhe ushqime të helmueshme për t'i shitur në treg. Prandaj, edhe po na ndodh të regjistrohet në Kosovë çdo një orë e gjysmë një rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit, po na ndodhë të vdesë çdo 10 orë nga një qytetar nga ndotja e ajrit, kurse kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur arrin në 432 mijë euro. Këto nuk janë të dhëna të imagjinuara, por që të gjitha këto po konstatohen nga raport i Bankës Botërore, ndërkaq Shpend Ahmeti mendon se puna e tij për dy mandate ka qenë dhe është nga një tunxh për të dhuruar nga një kifle për fëmijët, edhe ato me kualitet të dyshimtë, për të vazhduar pastaj edhe tregtimin me leje ndërtimore e toka, e prona komunale për mafio-oligarkët dhe shëtitjet me jahte dhe avionë privatë, me lukse të tjera për vete", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

QARRI: DËSHTIM TOTAL I TË PARIT TË PRISHTINËS, SHPEND AHMETI 

Po aq alarmante e sheh këtë gjendje edhe analisti Gani Qarri, i cili thekson se mjerisht, përveç ndotjes skandaloze politike që ka kapluar gjithë vendin, edhe matësit e ndotjes së ajrit të Ambasadës Amerikane po detyrohen t'i alarmojnë qytetarët dhe pushtetarët e nivelit qendror, përfshirë edhe vetë Shpend Ahmetin si kryetar të Prishtinës se papastërtia e ajrit ka tejkaluar të gjithë parametrat normalë, përderisa këta të fundit as që po lodhen për nivelin skandaloz të ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe më gjerë. "Madje, përkundër faktit se gjendja alarmante e ndotjes së ajrit ka arritur deri në atë shkallë, sa Instituti i Shëndetit Publik të bëjë thirrje që fëmijët të mbahen mbyllur dhe as dritaret të mos hapen, deputetët e sponsorizuar nga miqtë e klanit 'Pronto' dhe klanit 'Zero' po tentojnë ta përkeqësojnë edhe më tepër gjendjen aktuale, me planin e tyre për aprovimin e ligjit, i cili lejon importin e veturave të vjetra, që në Evropë shiten vetëm për hekur. Përveç dështimit total të të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili nuk qe në gjendje të marrë asnjë masë në kryeqytet kundër ndotjes së ajrit dhe të zbatojë qoftë një plan mobiliteti për transportin publik në kryeqytet, edhe Ministria e Mjedisit ka filluar të tallet me qytetarët, kinse nuk po dihen saktësisht shkaktarët e vërtetë të ndotjes së ajrit, ndaj dhe u dashka pritur një studim deri në mes të vitit 2019", potencoi ai."Dështimi i Shpend Ahmetit për të ndërmarrë ndonjë masë kundër ndotjes së ajrit ka bërë që të kërcënohen seriozisht shëndeti dhe jeta e qytetarëve në kryeqytet, pikërisht për shkak të injorimit që po u bëhet problemeve të qytetarëve nga kryetari i Prishtinës, si dhe nga qeveria qendrore e vendit. Për aq më keq, qytetarët e kryeqytetit dhe gjithë Kosovës sot rrezikohen jo vetëm nga ajri i ndotur, por edhe nga krundet e Devollëve që shiten për grurë, nga mishi i prishur i Ramiz Kelmendit që shitet bashkë me mace, si ushqim me "kualitet", etj., etj.", tha Gani Qarri për "Kosova Sot", duke shtuar se kjo është një pasqyrë e pastër që tregon mosfunksionimin e shtetit në interes të qytetarit, por të grupeve kriminale. 

BADALLAJ: KU JANË PREMTIMET E KRYEBANDITIT, HAJNIT, MATRAPAZIT, SHPEND AHMETI? 

Sipas analistit politik Reshat Badallaj, mjerisht, përveç ndotjes skandaloze politike që ka kapluar gjithë vendin, edhe matësit e ndotjes se ajrit të Ambasadës Amerikane po detyrohen t'i alarmojnë qytetarët dhe pushtetarët e nivelit qendror, përfshirë edhe vetë Shpend Ahmetin, si kryetar i Prishtinës, se papastërtia e ajrit ka tejkaluar të gjithë parametrat normalë, përderisa këta te fundit as që po lodhen për nivelin skandaloz të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Dhe kjo është një papërgjegjësi e madhe karshi qytetarit. "Duhet ditur dhe duhet mësuar njëherë e mirë se shtetin në Kosovë e kanë në dorë dhe e drejtojnë, si në nivelin qendror si atë lokal, banditët e kanaleve të nëntokës kriminale, që nuk punojnë dhe nuk e kanë hallin e qytetarëve të Kosovës, por e kanë hallin se si ta mbajnë pushtetin, si të vjedhin. A e dini se çka do të thotë kur një kryeqytet i një shteti të vogël sa një grusht si është Kosova të jetë kryeqyteti më i ndotur në botë, më i ndotur se Tokio e Japonisë. Pra, pyesim ku janë premtimet e kryebanditit, hajnit, matrapazit, Shpend Ahmeti? Këtij mangupi të klubeve të natës, këtij hajni, që u lidh me serbianët Devolli në tokën serbe, këtij turisti me para të popullit që bën sallamadi me avion privat, që dha premtime boshe dhe mashtruese, dhe çka bëri për të mbrojtur shëndetin e qytetarit?", u shpreh ai për "Kosova Sot". Sipas Badallajt, veç vrasjes së qytetarëve nga ajri i ndotur, vrasja tjetër po ndodh edhe me ushqimet e skaduara e të ndotura dhe nëpër njësitë tregtare të menaxhuara nga oligarkët e politikës.

Qytetarët në hall të madh 

Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta i shohin me shqetësim të dhënat që flasin se si në Kosovë regjistrohet çdo një orë e gjysmë një rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe se vdes çdo 10 orë një qytetar nga ndotja e ajrit dhe ku rezulton kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur në 432 mijë euro, kurse i vetmi alarm vjen për këtë situatë nga Ambasada Amerikane dhe Banka Botërore, derisa aspak nuk reagon Qeveria dhe kryetari Shpend Ahmeti. Qytetari Zahir Vitija ka thënë për "Kosova Sot" se kjo që po ndodh në kryeqytet është një helmim klasik dhe gati i qëllimshëm, derisa nuk ka masa preventive."Së pari konsideroj që kjo gjendje alarmante vjen nga qarkullimi enorm i veturave të vjetra, nga ngrohjet me qymyr, duke filluar nga shkollat dhe nga shtëpitë private, dhe tani në këtë stinë ndodh ndotja enorme e ajrit, sepse Prishtina e ka njëfarë pozite të fushëgropës. Po ashtu, ndotja e ajrit vjen me të madhe edhe nga mbeturinat e shumta si pasojë e mosmbajtjes së pastërtisë në kryeqytet, sa nga kompania e cila e ka këtë përgjegjësi, po aq edhe nga sjellja e papërgjegjshme e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve", u shpreh ai. "Fajin më të madh këtu e ka Komuna, që nuk vepron më energjikisht dhe nuk i mirëmbahet ambientit, që nuk vepron me masa ndëshkuese dhe ndaj kompanive që ndotin ajrin e as ndaj qytetarëve që po ashtu bëjnë të njëjtën gjë. Detyrimisht do të duhet që Komuna të ndalojë qarkullimin e automjeteve të vjetra, sepse edhe unë e kam një të tillë, por e kam pajisur me aparaturën që nuk lejon lirimin e gazrave të dëmshme për prishjen e ajrit. Vetë kam investuar në të dhe e kam vendosur privat. Pra, le të inspektohen të gjitha veturat se a po i vendosin këto pajisje. Një pjesë të madhe këtu të përgjegjësisë e ka edhe Komuna, kryetari Shpend Ahmeti, i cili na pati premtuar ngrohje alternative, atë në sistemin e ngrohjes me avull nga TEC-si, për të eliminuar ngrohjen me lëndët djegëse që lirojnë gazra e tym për ndotjen e ajrit, drurin dhe thëngjillin, por ky projekt nuk u realizua dhe as që është afër të fillojë së realizuari. Shpend Ahmeti na ka premtuar se do ta bëjë këtë dhe as që po mendon ta bëjë deri më tani. Unë i kam familjarët e mi shumicën nëpër banesa, në zona të caktuara në afërsi të zonës qendrore në kryeqytet, por akoma nuk janë të lidhur me ngrohjen qendrore, akoma detyrohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të siguruar ngrohjen gjatë dimrit, qoftë thëngjill, dru apo edhe ngrohje me rrymë", theksoi Vitija për "Kosova Sot". Një gjë të tillë e pohon qytetari Bajram Kastrati."Unë mendoj se në këtë gjendje që po krijohet me fillimin e shtresimit të ajrit të ndotur në kryeqytet përgjegjësia është e të dyja niveleve, edhe e qeverisë qendrore, e ministrisë përkatëse, por akoma më shumë e komunës dhe kryetarit Shpend Ahmeti, sepse pikërisht ai ka dhënë premtime të shumta, që me sistemin e ri të ngrohjes qendrore të eliminohet përdorimi i lëndëve djegëse që ndikojnë në ndotjen e ajrit, por ky premtim nuk është mbajtur, as nuk po shohim që po punohet diçka në atë drejtim. Këta kanë dhënë premtime të kota, si në nivelin lokal edhe në atë qendror. Janë zotuar se do të kufizohet edhe qarkullimi i veturave në kryeqytet, por kjo nuk është duke u realizuar. Të gjithë këta që po na qeverisin qëllimin kryesor e kanë që të rrisin akoma më shumë mirëqenien e tyre, luksin në kurriz të qytetarit, derisa për popullin në 'rrotë të samës'. Lë të vuajë e lë të ballafaqohet kush si të mundet e të mbijetojë nëse munde me të gjitha problemet që po e rëndojnë", potencoi Kastrati për "Kosova Sot". Sipas tij, kjo nuk është korrekte, sepse populli ua ka dhënë një votë, është mashtruar, dhe tani këta ia kanë kthyer shpinën. 

 

(Kosova Sot)