Kandidati i mundshëm për president të SHBA-së ia dhuron një universiteti 1.8 miliard dollarë

  • 19 November 2018 - 13:13
Kandidati i mundshëm për president të SHBA-së ia dhuron një universiteti 1.8 miliard dollarë

Ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020, tha se do ta dhurojë një shumë prej 1.8 milion dollarësh për universitetin “Johns Hopkins” si ndihmë për studentët. Ky është donacioni më i madh i dhuruar ndonjëherë për një universitet amerikan.

Një listë e bamirësve dhe dhuruesve të donacioneve, e cila ekziston që nga viti 1967, e vërtetoi se askush më parë nuk ka dhënë një shumë kaq të madhe më parë. “Dua të sigurohem që shkolla që m’i krijoi mundësitë mua, të jetë në gjendje që gjithmonë t’i hapë dyert e mundësive për gjeneratat e studentëve të talentuar, pavarësisht mundësive të tyre financiare”, deklaroi Bloomberg në një shkrim të publikuar në gazetën amerikane “New York Times”.

Ai është miliarder që shpesh jep shuma të mëdha për bamirësi. Ai ka qenë kryetar i Nju Jorkut nga vitit 2002 deri në vitin 2013 dhe aktualisht është anëtar i Partisë Demokratike. Bloomberg kishte dhuruar miliona dollarë për t’i ndihmuar demokratët që ta kthejnë kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e kaluara dhe është në mesin e shumë pretendentëve nga partia e tij që synojnë të jenë kandidatë për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kjo dhuratë për universitetin vjen në kohën kur ka shqetësime se universitetet amerikane po bëhen shumë të shtrenjta për studentët e shtresës së varfër dhe të mesme të popullsisë, prandaj edhe dhuruesi synon që t’i ndihmojë ekskluzivisht vetëm këto shtresa. Përderisa më herët renditej mjaft poshtë në listën e universiteteve që ofrojnë lehtësime financiare për studentët, pas këtij donacioni pritet që universiteti “Johns Hopkins” të renditet në mesin e 10 universiteteve që ofrojnë më së shumti ndihmë financiare për studentët, shkruan “Politico”

(Kosova Sot)