PRETENI: ASNJË PROKUROR NUK E KA HAPUR NDONJË RAST QË KA RËNDËSI "SPECIALE"

  • 20 November 2018 - 13:10
PRETENI: ASNJË PROKUROR NUK E KA HAPUR NDONJË RAST QË KA RËNDËSI

 Njohësi i mirë i fushës së drejtësisë, Hasan Preteni, thotë se për të realizuar ndonjë mision special duhet t'i kesh edhe vetitë speciale, mjetet speciale, misionin special, e disa karakteristika tjera, që nuk i kanë ata që nuk janë specialë. "Prokuroria Speciale vetëm emrin e ka "special". Asnjë prokurorë nuk ka përfunduar trajnime speciale, asnjë prokuror nuk është specialist i ndonjë bramshi të caktuar. Asnjë prokuror nuk e ka hapur ndonjë rast që ka rëndësi "speciale". Kjo është vetëm një krijesë politike e formuar për të krijuar bindjen se me të vërtetë këta do të merren apo do të trajtojnë raste speciale. Çka bëjnë këta me këto raste speciale, ku i dërgojnë? E trajtuan kinse "rastin e veteranëve" dhe ku e dërguan rastin në Gjykatën Themelore! Gjykata Themelore i trajton në parim rastet që i dërgon Prokuroria Themelore", u shpreh ai. Sipas tij, baza e një hetimi është "përcille paranë". "E kur ajo nuk përcillet se nga po lëviz e nga po shkon ajo shkon aty ku thonë të "fortët" e politikës. Blihen votat, rriten "veteranët", punësohen me kontratë mbi vepër, rritet numri i këshilltarëve, dërgohen në diplomaci, rriten skemat sociale, punësime pa kufij dhe pa nevojë dhe në fund të gjithë apo shumica e tyre blihen", potencoi Preteni për "Kosova sot".

(Kosova Sot)