Shkrirja e akullit të Grenlandës në nivele të paprecedenta

  • 09 December 2018 - 23:08
Shkrirja e akullit të Grenlandës në nivele të paprecedenta

Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se shtresa e akullit të Grenlandës, aktualisht burimi më i madh i ujit në Evropë, po shkrinë në nivele të paprecedenta, sipas revistës ”Nature”.

Shtresa e akullit të Grenlandës është mbi 1,6 kilometra dhe përmban akull të mjaftueshëm për të ngritur nivelin global të deteve me shtatë metra.

“Akulli i Grenlandës po shkrin më shpejt në dekadat e fundit se në çdo kohë të paktën 350 vitet e fundit dhe ndoshta më shumë se në çdo kohë gjatë 7 000 deri në 8 000 vitet e mëparshme”, theksoi Luca Trusel, autori kryesor i studimit.

“Sot, Grenlanda është më e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës se disa dekada më parë”, shtoi Trusel.

Në muajin qershor, një tjetër studim i publikuar nga ”Natyre” ka zbuluar se Antarktida ka humbur rreth tre trilionë tonë akull që nga viti 1992 dhe shkrirja u përshpejtua trefish gjatë pesë viteve të fundit.

 

(Kosova Sot)