Shet virgjërinë për një të ardhme më të mirë

  • 10 December 2018 - 16:29
Shet virgjërinë për një të ardhme më të mirë

Një adoleshente britanike e cila ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj, për personin që do ta ofrojë shumën më të madhe, tregon se ka marrë këtë vendim meqë dëshiron ta ketë një të ardhme më të mirë, pasi që e ëma, gjatë tërë jetës, e kishte mësuar ta respektonte veten. Vajza 18 vjeçe nga Londra, e cila prezantohet me emrin Jade, ka deklaruar për revistën "Femail" se ka ambicie të mëdha për të ardhmen dhe dëshiron që t'ia paguajë borxhet nënës, e cila e rriti vajzën si prind i vetëm.

Dëshiron t'i ndihmojë nënës

Studentja e biznesit, Jade, tregon se deri më tani nuk a pasur të dashur, pasi nëna e kishte udhëzuar që të përqendrohej te mësimi, sepse për burra 'ka kohë'. "Kam vendosur ta nxjerr virgjërinë time në shitje, me qëllim që t'i ndihmoj nënës që të paguajë borxhet", thotë ajo. "Nëna ime është prind i vetëm, grua pa burrë dhe ajo më ka rritur mua në mënyrën më të mirë, duke më edukuar dhe duke më mësuar që ta respektoj veten, prandaj dua që t'ia kthej këto të mira me të mirë. Por, ato para do t'i përdori edhe për të studiuar, që të bëhem sipërmarrëse dhe, një ditë, ta kem biznesin tim. Një pjesë të parave do ta përdori për udhëtime dhe bamirësi. Shpresoj se, duke shitur virgjërinë, do t'ia dal t'i realizoj këto ëndrra".

Ajo shpreson që ta shesë virgjërinë për 1.5 milion funte

Jade ka tentuar që të bëjë para edhe në mënyra të tjera, duke punuar si shitëse, por ka ardhur deri te përfundimi se ato punë 'nuk janë për të'. Ajo shpreson që ta shesë virgjërinë për 1.5 milion funte, por edhe me vetëm 1 milion do të ndahej e kënaqur. Ajo ka ndërmend që të prezantojë një 'certifikatë të virgjërisë', të lëshuar nga mjeku. Përkundër të gjithave, ajo pranon se ndihet e shqetësuar dhe e nervozuar. Ajo nuk mërzitet për atë se çfarë ndikimi do ta ketë ky veprim në të ardhmen e saj, por shqetësohet vetëm për të tanishmen. 

 

(Kosova Sot)