Escobar e zbulon se raportim i rrejshëm për shkarkimin e tij ka ardhur pasi kishte komunikuar me qeverinë e Kosovës

  • A.P /
  • 08 May 2024 - 18:55
Escobar e zbulon se raportim i rrejshëm për shkarkimin e tij ka ardhur pasi kishte komunikuar me qeverinë e Kosovës

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe familja e tij kanë qenë cak i lajmeve të rreme dhe një fushate shpifjesh. Ai sot në një konferencë për media ka thënë se lajmi se është shkarkuar është një gënjeshtër e publikuar nga një i ashtuquajtur gazetar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjithashtu Escobar ka thënë se pohimi se një informacion i tillë ka dalë nga burimet në Kongres është një gënjeshtër, meqë ky institucion nuk njoftohet nga State Department për ndryshimet në personel. Emisari amerikan ka thënë se ky raportim i rrejshëm për shkarkimin e tij ka ardhur pasi kishte komunikuar me qeverinë e Kosovës, të cilën e kishte njoftuar për tranzicionin dhe lëvizjen e tij.

“Pohimi se informacioni erdhi nga burimet në Kongres është gënjeshtër sepse kongresi nuk është i njoftuar për ndryshimet ne personel, në fakt raporti erdhi pasi nëpërmjet kanaleve diplomatike kontaktova me të gjitha qeveritë në rajon dhe fola për tranzicionin dhe ky raport doli pak pasi komunikova me qeverinë e Kosovës. Është fatkeqe që  ky lloj i dezinformatave është propaganduar në Ballkanin Perëndimor dhe më duhet të shtojë se është një nga arsyet që konteksti medial është kritikuar kaq shumë nga gazetarë dhe organizata të pavarura. Por, jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që ma ka dhënë State departamentit, liderët dhe gazetarët gjatë javëve të fundit rreth këtyre gënjeshtrave që tentuan ta hedhin hije për punën dhe zotimin tim në Ballkan”, ka thënë Escobar.


(Kosova Sot Online)