29-vjeçari i armatosur tenton të vjedhë para në Ferizaj

  • 11 December 2018 - 14:24
 29-vjeçari i armatosur tenton të vjedhë para në Ferizaj

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se në Ferizaj sot ka ndodhur një tentim grabitje nga një person i armatosur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, në një pikë për transferim parash, ku i dyshuari i armatosur ka kërkuar nga punonjësja që t’i dorëzojë paratë nga arka.

“Falë gjeturisë së pronarit dhe intervenimit të shpejtë të njësiteve policore, i dyshuari H.V. 29 vjeç, (m/sh/k) është prangosur dhe arrestuar në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Me rastin janë duke u marrë hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale.

 

(Kosova Sot)