Revista Time zgjedh personazhet e vitit 2018

  • 11 December 2018 - 19:16
Revista Time zgjedh personazhet e vitit 2018

Gazetarët janë përzgjedhur nga revista prestigjoze Time si personazhet e vitit 2018. Mes tyre gjendet edhe Jamal Khashoggi, që u vra në konsullatën saudite në Stamboll. Gazetarët janë vlerësuar për përpjekjet e tyre për të thënë të vërtetën.

Gjendet Jamal Khashoggi, gazetari saudit i vrarë në Stamboll, mes Personavzheve të Vitit të revistës Time. E përjavshmja prestigjoze amerikane ka “nominuar” për vitin 2018 “reporterët në rrezik”.

Përveç opinionistit të vrarë në konsullatën e Arabisë, listohen edhe gazetarët që mbetën viktima të sulmit me armë në gazetën “Capital” në Annapolis. Kjo është bërë e ditur nga revista Time që sqaron se janë pikërisht këta “gardianët” e vërtetë të informacionit.

“Për marrjen përsipër të rreziqeve të mëdha në ndjekjen e së vërtetës së madhe, për kërkimin e fakteve thelbësore, për ngritjen e zërit të tyre dhe publikimin e mendimit të tyre, ‘gardianët’ Jamal Khashoggi, Gazeta Capital, Maria Ressa, Ëa Lone dhe Kyaë Soe Oo janë personazhet e vitit të Time”, shkruhet në motivin e akordimit të këtij vlerësimi.

Khashoggi është vrarë me 2 tetor brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ndërsa në Gazetën Capital, media në Annapolis të Merilend në SHBA, me 28 qershor një person hapi zjarr duke vrarë 5 punonjës. Sa I përket Maria Ressa, është një gazetare filipinase që drejton portalin e informimit Rappler që dënon politikat diktatoriale të presidentit Rodrigo Duterte. Wa Lone dhe Kyaë Soe Oo, janë dy gazetarë të Rojters të arrestuar në Birmani, të dënuar me 7 vite burg për dokumentimin e dhunës kundër minorancës Rohingya.

Kjo është hera e parë që gazetarët zgjidhen si personazhe të vitit të revistës, që jep këtë vlerësim që prej vitit 1927. Ndër të tjera është hera e parë që një person i vdekur zgjidhet si personaliteti më i rëndësishëm i vitit. Duke parë që këtë herë titulli i “Personazhit të vitit 2018” është i ndarë, Time ka zjgedhur të publikojë 4 faqe të para të ndryshme, një kopertinë për çdo gazetar apo ekip gazetarësh. Edicioni i mëparshëm iu dedikua personave që thyen heshtjen kundër ngacmimeve seksuale, ndërsa në 2016 fitoi presidenti amerikan Donald Trump.

 

(Kosova Sot)