Arrestohet nën dyshimin se vodhi 780 euro

  • 12 December 2018 - 10:11
Arrestohet nën dyshimin se vodhi 780 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka vjedhur një çantë në të cilën viktima kishte 780 euro. Rasti ka nodhur në Kaçanik.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hamëz Jashari, Kaçanik 10.12.2018 – 04:00. Një mashkull K-Shqiptar është arrestuar për arsye se kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar një çantë në të cilën viktima kishte 780 (shtatëqind e tetëdhjetë) Euro. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot)