Vijnë ftesat e para tek kosovarët për të qenë pjesë e Mëngjesit të Lutjeve në Washington

  • 12 December 2018 - 10:40
Vijnë ftesat e para tek kosovarët për të qenë pjesë e Mëngjesit të Lutjeve në Washington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump edhe këtë herë do të jetë nikoqir i personaliteteve të shumta nga e mbarë bota, për të shënuar Mëngjesin e Lutjeve 2019.

Në mesin e tyre, tashmë kanë arritur edhe ftesat e para për kosovarët për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të mëngjesit të 8 shkurtit.

Sikurse dhe vitin e kaluar, kosovari nga Theranda, Berat Gegaj përmes disa miqve të tij, ka pranuar ftesën që ai dhe bashkëshortja e tij edhe kësaj here të jenë pjesë e lutjeve në Washington.

 
 

(Kosova Sot)