QKUK jep detaje rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit në aksidentin e sotëm në Prishtinë

  • 12 December 2018 - 14:48
QKUK jep detaje rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit në aksidentin e sotëm në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur mes një minibusi dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.

Detaje rreth gjendjes së të lënduarit ka dhënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Ngasësi është mashkull, 14 vjeçar, momentalisht është në trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, por prapë është herët të them diçka konkrete pasi tretmanët mjekësore janë duke vazhduar” ka thënë Qyqalla.

(Kosova Sot)