Pozicioni i Britanisë është i qartë: Marrëveshja Kosovë-Serbi në bazë të kufijve aktualë

  • 12 December 2018 - 16:30
Pozicioni i Britanisë është i qartë: Marrëveshja Kosovë-Serbi në bazë të kufijve aktualë

Shefi i zyrës britanike në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes një bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në Facebook ka dhënë disa përgjigje në pyetjet e tyre, të cilat lidheshin me shumë çështje.

Ndër to ishte edhe rreth asaj nëse Britania e Madhe e mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri, lidhur me të cilën Ruairi O’Connell ka thënë se Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës t’i ketë Forcat e Armatosura.

Ndërsa sa i përket çështjes së vendosjes së taksës 100% nga institucionet e Kosovës, për produktet serbe, ambasadori britanik ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë rregullat dhe gjithashtu Serbia t’i mbajë obligimet e veta, dhe se CEFTA ka rregulla dhe mekanizma që duhen respektuar.

(Kosova Sot)