May: Politikanët duhet të bashkohen për interesin kombëtar

  • 12 December 2018 - 23:40
May: Politikanët duhet të bashkohen për interesin kombëtar

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka folur pasi ajo ka arritur t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit.

Ajo ka thënë se “një numër i konsiderueshëm i kolegëve kanë votuar kundër meje” por ka insistuar se “ne duhet të vazhdojmë punën për BREXIT”.

“Derisa jam shumë mirënjohëse për këtë mbështetje, një numër i konsiderueshëm i kolegëve të mi kanë votuar kundër meje. Unë kam dëgjuar cfarë kanë thënë ata”.
“Pas këtij votimi, ne tani duhet të vazhdojmë punën për të sjellë BREXIT për popullin britanik dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për këtë vend”.

May ka thënë gjithashtu se të gjithë politikanët, pa dallim, duhet të bashkohen dhe të veprojnë në përputhje me interesin kombëtar.

Kryeministrja britanike në deklaratën e saj të shkurtër ka thënë se është detyrë e deputetëve konservatorë që të ndihmojnë që “vendi të rimëkëmbet dhe që të ndërtojnë një vend që punon sinqerisht për të gjithë”.

May ka thënë po ashtu se ajo ka pasur “një ditë të gjatë dhe sfiduese” por që në fund ëhstë e gëzuar se ka marrë mbështetjen e kolegëve të saj në votimin e sontëm.

 

(Kosova Sot)