Zaharova: Po përgatitet ofensiva, dëshirojnë ta marrin bregun e Detit Azov

  • 13 December 2018 - 13:36
Zaharova: Po përgatitet ofensiva, dëshirojnë ta marrin bregun e Detit Azov

Forcat e armatosura të Ukrainës po përgatisin ofensivë në drejtim të Marijupolit, ka kumtuar në brifingun javor zëdhënësja e ministrisë ruse të punëve të jashtme e Rusisë Marija Zaharova.

Sipas fjalëve të Zaharovës, Ukraina dëshiron ta shfrytëzojë gjendjen e luftës në mënyrë që ta marrë bregun e Detit Azov dhe të del në kufi me Rusinë.

Ashpërsimi i situatës në Donbas i jep arsye presidentit të Ukrainës Petro Porosenko për shtyrje të zgjidhjeve presidenciale, të cilat janë caktuar për 31 mars 2019.

“Sipas planifikimit të strategëve të Kievit, ashpërsimi i situatës (në Donbas) i nevojitet presidentit të Ukrainës Petro Porosenko në mënyrë që ta mbajë rejtingun i cili po i bie para zgjedhjeve. Përveç kësaj, ashpërsimi i situatës në Donbas do t’i jep Porosenkos arsye për vazhdim të gjendjes së luftës deri te shtyrja e zgjedhjeve presidenciale”, ka thënë Zaharova.

(Kosova Sot)