Gurzaiu: Prapa vendimeve skandaloze, politikanët e inkriminuar

  • 13 December 2018 - 14:02
Gurzaiu: Prapa vendimeve skandaloze, politikanët e inkriminuar

Analisti Ragip Guraziu, për gazetën "Kosova Sot', pyet se përse edhe Prokuroria, që është e vetëdijshme për krimet që janë bërë kundër Telekomit, nuk ka bërë hetime dhe aktakuza për krimet e pandërprera që janë bërë në PTK pandërprerë, sidomos duke përfshirë edhe kontratën më kriminale, që është kontrata me Devollët.

"Edhe Prokuroria me heshtjen e saj si po duket do të jetë pjesë e fundosjes së PTK-së, kjo ngase edhe Prokuroria po frikësohet që të hapë rastet kriminale që kanë ndodhur në Telekom.

Prandaj, vërtet po i zihet për të madhe pse Prokuroria që prej vitit 2008 e deri tani në fund të 2018-tës nuk po kanë guximin që të hapin rastet për krimin e organizuar dhe shkatërrimin e PTK-së.

Prandaj, nga heshtja e Prokurorisë e themi lirshëm se edhe Prokuroria po frikësohet se po qe se hapin rastet për 'Z- Mobile' dhe kontrata të tjera kriminale, do të dalë se prapa këtyre kontratave qëndrojnë kapot e politikës së inkriminuar dhe nëntoka kriminale", u shpreh ai.

 

Lexo: Telekomi, drejt falimentimit

 

 

(Kosova Sot)