Maduro: Amerika po përgatit planin për vrasjen time, me ndihmën e Kolumbisë

  • 13 December 2018 - 19:15
Maduro: Amerika po përgatit planin për vrasjen time, me ndihmën e Kolumbisë

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, ka akuzuar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton se po përgatit një komplot për vrasjen e tij në bashkëpunim me udhëheqësin kolumbian Ivan Duque.

“John Bolton po udhëheq planin për të përhapur dhunën dhe për të bërë një grusht shteti për të futur një qeveri kalimtare në Venezuelë”, tha Maduro në një konferencë për shtyp, e cila u transmetua drejtpërdrejt në faqen e tij në Facebook.

“Bolton po përgatit një plan për vrasjen time. Këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump ka organizuar trajnimin e mercenarëve dhe njësive paraushtarake në vende të ndryshme që do të përdoren kundër Venezuelës, shtoi ai.

Maduro pretendon se më shumë se 730 banditë të armatosur janë gati të fillojnë provokimet dhe të sulmojnë bazat ushtarake në Venezuelë. Sipas kreut të Venezuelës, komploti i Bolton po kryhet me përfshirjen e rëndë të Kolumbisë, me presidentin Ivan Duque që do rrëzimin e tij.

Maduro madje e etiketoi Duquën si kukull të Uashingtonit, i cili “nuk mund të shkojë edhe në tualet pa leje nga ambasadori amerikan në Bogota”.

Zërat për goditje ushtarake nga SHBA të Venezuelës nuk kanë munguar gjatë 2018-ës, madje mediat zbuluan se edhe Presidenti Donald Trump e kishte kërkuar diçka të tillë në një mbledhje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, në fillim të gushtit Maduro ishte objektivi i një atentati me dron gjatë një parade ushtarake në kryeqytetin Caracas. Autoritetet venezueliane njoftuan se ishte një përpjekje e dështuar për vrasjen e presidentit, ndërsa raporte të tjera insistuan se paniku në të vërtetë ishte shkaktuar nga një shpërthim i një bombole gazi.

Maduro duke iu referuar ngjarjes tha gjatë konferencës së tij për shtyp, se nuk kishte asnjë dyshim se avionët u përgatitën në Kolumbi nën mbikëqyrjen e presidentit kolumbian Juan Manuel Santos, por në udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë.

Ministria e Jashtme e Kolumbisë ka thënë se “rrëzon kategorikisht” akuzat e Maduros, si dhe fjalët e tij “bindëse, pa respekt dhe shpifje për një luftë imagjinare që Kolumbia ka në plan të fillojë” kundër Venezuelës.

 

(Kosova Sot)