Bora e madhe mbulon Prishtinën

  • 14 December 2018 - 09:07
Bora e madhe mbulon Prishtinën

Prishtina dhe disa vende të tjera të Kosovës janë mbuluar nga bora. Këto janë reshjet më të mëdha të borës për këtë dimër.

Në Kosovë sot do të ketë reshje shiu e bore, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pasdite me reshje shiu dhe bore, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të bjerë vetëm borë”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2 - 3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Image

(Kosova Sot)