Profesori i Parisit reagon për Ushtrinë, tregon cili shtet e ndali zhbërjen e Kosovës

  • 14 December 2018 - 17:35
Profesori i Parisit reagon për Ushtrinë, tregon cili shtet e ndali zhbërjen e Kosovës

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se sot me ndihmën e Amerikës u ndal zhbërja e Kosovës.

Sipas profesorit të Parisit, u konfirmua edhe që Kosova nuk është dashur as t’i futet bisedimeve politike me Serbinë pa u konfirmuar definitivisht si shtet me kufij.

“U rikonfirmua shtetësia e saj dhe u dogjën apetitet e pazareve politike të Brukselit kinse për zgjidhje afatgjatë. Sot u konfirmua edhe një gjë: që Kosova nuk është dashur as t’i futet bisedimeve politike me Serbinë pa u konfirmu definitivisht si shtet me kufij, me institucione dhe me ushtri dhe pa u pranu nga te gjitha vendet e BE-se”, ka shkruar Nezir Kraki në Facebook.

(Kosova Sot)