Ushtria e Kosovës në fokusin e mediave botërore

  • 14 December 2018 - 17:48
Ushtria e Kosovës në fokusin e mediave botërore

Kosova sot u bë me ushtri.

Kuvendi i Kosovës hapi rrugën për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes miratimit të pakos së ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatin e ri të FSK-së dhe shërbimin në FSK.

Lajmi i madh për kosovarët zuri vend edhe nëpër mediat më të mëdha botërore.

Nëpër shkrimet ndërkombëtare s’u anashkalua as kundërshtimi i Serbisë për ushtrinë.

“Ëndërrimtarët e ushtrisë së Kosovës zemërojnë fqinjët serbë” ishte titulli i shkrimit të BBC-së për transformimin e FSK-së. 

Se Serbia ishte e fuqishme në kundërshtimin e saj për ushtrinë tregojnë edhe titujt e Al Jazeera,  The Washtingon Post e New York Times.
“Parlamenti i Kosovës aprovon formimin e ushtrisë pa marrë parasysh kundërshtimin e ashpër të Serbisë” 

“Kosova aprovon ushtrinë e re pa marrë parasysh kundërshtimin e Serbisë” 

"Parlamenti i Kosovës voton krijimin e një ushtrie, duke kundërshtuar Serbinë dhe NATO-n” 

 

 
 
(Kosova Sot)