Rifillimi i dialogut mes Kosovën dhe Serbisë duhet të jetë i barabartë

  • 17 December 2018 - 11:35
Rifillimi i dialogut mes Kosovën dhe Serbisë duhet të jetë i barabartë

Të anketuarit janë pro dialogut, por dyshojnë në sukses pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy subjekteve politike opozitare LDK-VV

Ridvan Hoxha mendon se është për keqardhje që për çështje madhore s' ka koncensues si ishte rasti me ushtrinë. “Jam pro dialogut, por dyshoj në sukses pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy subjekteve politike opozitare LDK-VV”, thekson ai.

Artesa Retkoceri thotë se me dialogun e Kosovës me Serbinë jipet mundësia e anëtarësimit të Kosovës në OKB. “Bota demokratike  domosdo se e përkrahë dialogun”.

Jeton Bytyçi thekson se me votimin e ekipit negociator, Kosova hyn më e përgatitur në aspektin politik, sepse temat tashmë caktohen paraprakisht nga ekipi negociator në nivel shteti, dhe nga diskutimet në vija të agjendës shtetërore dalim më të fuqishëm dhe më serioz si shtet.

Hajrie Krasniqi shprehet se domosdoshëm duhet rifillim i dialogut. “Mjaft kemi humbur kohë – por dialog në baza të barabarta dhe si dy shtete sovrane. Dialog që në finale do ta kishte një ulëse për Republikën e Kosovës në OKB”.

 

(Kosova Sot)