Badallaj: Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, nën ombrellën e klanit "Pronto"

  • 17 December 2018 - 12:37
Badallaj: Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, nën ombrellën e klanit

Analisti Reshat Badallaj rikujton se ai personalisht edhe në shkrimet e tij të mëhershme në gazetën "Kosova Sot" ka thënë se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe sejmenët tjerë ka kohë që kanë hyrë në ombrellën e klanit "Pronto" dhe PDK-së dhe në prehrin e Hashim Thaçit.

Sidoqoftë, Badallaj thotë se beson që qytetarët nuk do të lejojnë që këta njerëz të papërgjegjshëm të arrijnë marrëveshje që do ta copëtonte territorin e Kosovës."Dhe ja se si doli tani.

Idioti, vagabondi dhe hajni, Shpend Ahmeti, që në gjak e ka tradhtinë, me disa të tjerë që dje e kanë formuar një parti pro-serbe me disa kopukë tjerë, kot e kanë se mundohen t´ia shtyjnë ymrin kësaj qeverie hajnash dhe banditësh dhe kinse mund të shpëtojnë nga tradhtia krye kuislingun Hashim Thaçi.

Kur e them e kanë kot këta vagabondë për ndarjen e Kosovës, sepse ky plan serb dhe kuisling ka vdekur dhe se Kosova ka dhe ka pasur burra e gra që t´i dalin zot vendit. Si ka mundësi që këta kuislingë dhe tradhtarë të shkelin në gjakun e mijëra njerëzve që dhanë jetën për këtë vend, të shitet nga ky grup langonjsh dhe kuislingësh.

Shpend Ahmeti shkoi në këtë ekip bisedimesh për interesin personal, derisa po e lë kryeqytetin krejtësisht pa përkujdesje dhe rrëmujë të tërë. Po shikoni se si e bëri katrahurë Prishtinën, si e vodhi, e shiti te bandat serbiane, shikoni ndërtimet dhe dhëniet e lejeve dhe ky vagabondë të flasë në emër të Kosovës.

Po ky Shpend hajni a u kap me bandën serbiane në ujërat e thella natën në jahtin e bandës serbe dhe ky matrapaz dhe hajn të flasë në emër të Kosovës, nuk e di se çka po pret populli që kjo bandë hajnash me procedura penale zyrtarisht nuk mund të flasin në emër të popullit", theksoi analisti Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Shpend Jahti me mandate të vjedhura u bë patericë e Hashim Thaçit

 

(Kosova Sot)