Kryeministri francez: Masat e Makronit për protestuesit janë të gabuara, do ta rrisin deficitin

  • 17 December 2018 - 13:39
Kryeministri francez: Masat e Makronit për protestuesit janë të gabuara, do ta rrisin deficitin

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka thënë se masat e ndërmarra për plotësimin e kërkesave të protestuesve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 10 miliardë euro dhe do ta rrisin deficitin tregtar gjatë vitit të ardhshëm jashtë kufirit të lejuar nga BE-ja.

Gjatë një fjalimi televiziv javën e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte ofruar një grup masash për protestuesit, përfshirë 100 euro shtesë për punëtorët që paguhen me pagë minimale. “Mund të tingëllojë befasuese, por 1.2 milionë punëtorë me pagë minimale janë në 30 për qind të popullsisë më të pasur të vendit. Qëllimi ynë është që ta rrisim fuqinë blerëse të klasës së mesme. Këtë e kanë kërkuar edhe protestuesit”, tha kryeministri Philippe.

Pritet që masat e marra nga presidenti ta rrisin deficitin tregtar të Francës mbi kufirin prej 3 për qind. Para këtyre masave, vlerësohej se deficiti do të jenë rreth 2.8 për qind. “Ne jemi shumë të kujdeshëm me financat publike dhe po i marrim disa masa për tregtinë dhe shpenzimet, të cilat sillen në vlerën e 4 miliardë eurove. Këto masa do ta mbajnë deficitin në 3.2 për qind në vitin 2019”, deklaroi kryeministri, shkruan “Politico”

(Kosova Sot)