Rrah të dashuren, arrestohet gjilanasi

  • 17 December 2018 - 16:52
Rrah të dashuren, arrestohet gjilanasi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij shtetase të huaj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

(Kosova Sot)