Skandaloze në Pejë: Policia e lë të digjet personin e vdekur, shkojnë për kafe

  • 17 December 2018 - 17:18
Skandaloze në Pejë: Policia e lë të digjet personin e vdekur, shkojnë për kafe

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se të dielën në fshatin Drelaj (Rugovë), brenda një kasolle druri është gjetur një person që dyshohet të ketë qenë pa shenja jete. Në njoftim thuhet se përderisa zyrtaret policor patrullues ishin duke pritur edhe njësitin e hetimeve për të arritur në vendngjarje për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore, papritmas kasollen e drurit e kishte kapluar zjarri dhe është djegur tërësisht.

Në një komunikatë dërguar mediave nga policia, thuhet se ekipi mjekësor i cili kanë dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se personi i gjetur brenda është pa shenja jete.

“Përderisa zyrtaret policor patrullues ishin duke pritur edhe njësitin e hetimeve për të arritur në vendngjarje për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore, papritmas kasollen e drurit e kishte kapluar zjarri dhe është djegur tërësisht”, thuhet në njoftim.

Referuar situatës së krijuar, vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësit policore, duke përfshirë edhe ekspertin për hetimin e zjarreve nga njësiti i zjarrfikëseve.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes ka vazhduar edhe sot, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin (Hetim i vdekjes).

“Hetimet dhe veprimet e mëtutjeshme policore do të bazohen edhe në të gjeturat e ekspertit të zjarreve lidhur me zjarrin e shkaktuar, dhe sipas hetimeve preliminare të deklaruara nga eksperti i zjarrit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma”, theksohet në njoftim.

 

(Kosova Sot)