Guraziu: Studentët, gjithnjë në ballë të ndryshimeve

  • 18 December 2018 - 13:35
Guraziu: Studentët, gjithnjë në ballë të ndryshimeve

Analisti Ragip Guraziu, për gazetën " Kosova Sot", thotë se vetëm studentët e vërtetë kosovarë janë ata që mund ta sjellin një revolucion paqësor për të flakur tej këtë klasë politike të degraduar që po sundon në Kosovë që nga pas lufta. "Ishin studentët tanë që e bënë këtë në vitin 1968, më 1981 dhe më 1989 kundër regjimeve antipopullore", u shpreh ai.

"Këto protesta paqësore në asnjë mënyrë nuk munden që të bëhen me ata studentë që gjenden në krye të të të ashtuquajturave Shoqata të studentëve, që janë të kapura dhe të ndikuara nga politika ditore dhe u shërbejnë qeverive dhe koalicioneve në pushtet.

Por, kjo mund të bëhet vetëm nga studentë meritorë të këtij vendi, që nuk e durojnë më t'i shkelë ky regjim, ashtu edhe si i ka shkelur të gjithë qytetarët e këtij vendi, që i ka sjellë buzë greminës së mbijetesës dhe që të vetmin synim e kanë të ikin sa më parë nga Kosova", tha Guraziu.

Lexo edhe këtë: Studentët t'u prijnë protestave kundër regjimit bandites

 

(Kosova Sot)