Si katërvjeçare i thanë se do të vdesë, feston ditëlindjen e 21-të

  • 19 December 2018 - 16:24
Si katërvjeçare i thanë se do të vdesë, feston ditëlindjen e 21-të

Ana Denae Colgin, 21 vjeçe, nga Luiziana, kishte vetëm katër vjet kur ishte diagnostikuar me leukemi dhe pneumoni. 'Një javë para vënies së diagnozës, tërë familja ishte prekur nga gripi, por unë isha e vetmja që nuk bëja më mirë', thotë Ana. Ana, e cila tani punon si mbikëqyrëse e fëmijëve, u prek nga gripi në vitin 2003 dhe, meqë nuk ishte duke bërë më mirë, prindërit e çuan te mjeku. Ajo tregon se edhe sot e kësaj dite i kujtohet se kishte dhembje barku, flinte shumë, por ende ishte e lodhur dhe fytyra filloi t'i ënjtej dhe zbehej. Mjekët iu thanë atyre se vajza ishte prekur nga leukemia dhe se trajtimi duhej të fillonte menjëherë. 

Infeksioni i lëkurës në kokë

Mjekët zbuluan se palca e eshtrave dhe gjaku i vajzës ishin përfshirë 98% nga leukemia, se kishte edhe pneumoni dhe infeksion në vendin ku ia kishin bërë punksionin (shpimin) lumbal (kurrizor) për analiza. Derisa ishte duke u trajtuar me kimioterapi, Ana kishte fjetur për tri ditë të tëra, duke frikësuar mjekët dhe prindërit se ajo nuk do të zgjohej më. Megjithatë, Ana kompletoi trajtimin në tetor të vitit 2005 dhe, në vitin 2010, u shpall e shëruar nga kanceri. Por, gjatë trajtimit asaj i ishte shfaqur një infeksion i lëkurës në kokë, gjë që e la përherë me një fushë të kokës pa flokë. 

"Veten e konsideroj të bekuar"

Ana tregon se kjo gjë e pengonte shumë, meqë kurrë nuk mund t'i rregullonte flokët ashtu si i pëlqente. Për këtë shkak, në maj të vitit 2017 ajo iu nënshtrua një operacioni për largimin e kësaj pjese pa flokë, gjë që i ndihmoi asaj në rritjen e vetëbesimit. Ja si shprehet ajo: 'Rrugëtimi im me kancerin deri më tani ishte tepër i vështirë, por veten e konsideroj të bekuar. Shëndeti im mendor po forcohet çdo ditë e më shumë kur mendoj se si e kam mundur sëmundjen dhe si jam duke u zhvilluar. Jam besimtare e madhe në Zot, meqë po të mos më kishte ndihmuar Ai, tani nuk do të isha këtu". 

 

(Kosova Sot)