Kërkohet paraburgim për të pandehurin të cilit iu zunë mbi 1000 kilogram mish të prishur

  • 17 January 2019 - 16:14
Kërkohet paraburgim për të pandehurin të cilit iu zunë mbi 1000 kilogram mish të prishur

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh, të cilët iu zunë mbi 1000 kilogram mish të prishur

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 16 janar të vitit 2019,i janë gjetur mbi njëmijë (1000) kilogram mish të dëmshëm për konsumim njerëzor. 

"Seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë" thuhet në njoftimin e Prokurorisë drejtuar mediave.

(Kosova Sot)