Gjykata në Beograd liron të dyshuarit e sulmit në Ambasadën e SHBA-së

  • 18 January 2019 - 19:16
Gjykata në Beograd liron të dyshuarit e sulmit në Ambasadën e SHBA-së

 Një gjykatë në Serbi ka liruar të dyshuarit për sulmin e vitit 2008 në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd. Gjykata e Apelit në Beograd ka thënë më 16 janar se ka përmbysur dënimin e pezulluar me burgim për katër persona të dyshuar dhe ka konfirmuar lirimin e tre personave të tjerë nga një gjykatë më e ulët. Prokurorët kanë dështuar që të ofrojnë të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur padinë, është thënë në deklaratë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e SHBAsë në Beograd dhe i kanë vënë zjarrin një pjese të ndërtesës në shkurt të vitit 2008, teksa dhjetëra mijëra persona patën dalë në kryeqytetin serb për të protestuar pavarësinë e Kosovës.

(Kosova Sot)