Vendoset gurthemeli i lapidarit përkujtimor për 34 dëshmorë në Mitrovicë

  • 20 January 2019 - 09:34
Vendoset gurthemeli i lapidarit përkujtimor për 34 dëshmorë në Mitrovicë

Në Mitrovicë, sot do vendoset gurthemeli i lapidarit përkujtimor për 34 dëshmorë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, vendosja e këtij gurthemeli do të bëhet afër Urës së Gjakut në Mitrovicë, në ora 12:00.

Ndërsa, pas kësaj ngjarje, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli mban akademi përkujtimore për dëshmorët Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi.

Kjo akademi përkujtomre do të mbahet në ora 14:00 në Qendrën e Kulturës, në Mitrovicë.

(Kosova Sot)