Qeveria vështirë do t’i rezistojë presionit për heqjen e taksës kundër Serbisë?

  • 20 January 2019 - 10:53
Qeveria vështirë do t’i rezistojë presionit për heqjen e taksës kundër Serbisë?

Të anketuarit thonë se taksat duhet të hiqet nëse Serbia e njeh Kosovën, përndryshe nuk duhet të hiqet

Arben Shala thekson taksa nuk duhet të hiqet. “Nuk besoj se ka presione të mëdha nga ndërkombëtarët, më tepër janë fryrje mediale. Presioni bëhet me kushtëzime, dhe deri tash nuk ka të tilla në kanalet zyrtare”, shprehet ai.

Festim Badalli shprehet se duhet ta heq sepse jemi të varur nga të huajt por me kusht që Serbia ta njohë Kosovën. “Këtë vendim e ka pasur Qeveria e jonë dhe këtë vendim duhet ta mbrojë|.

Petrit O Hoxhaj thotë se Kosova tash duhet të tregojë forcën e saj politike dhe vendosmërinë e saj si shtet karshi trysnive të shteteve tjera. “Kosova nuk duhet të heq taksat deri sa shteti i Serbisë të pranojë Kosovën”.

Flurim Gashi shprehet se Qeveria nuk duhet ta heq taksën, por tash mbetet në mes të dy zjarreve,dhe a jemi në  gjendje me u prish me faktorin ndërkombëtar e veçanërisht me SHBA?

(Kosova Sot)