E masakroi dhe e varrosi në oborr... a e ka përdhunuar të bijën shqiptari që tronditi Greqinë?!

  • 22 January 2019 - 11:05
E masakroi dhe e varrosi në oborr... a e ka përdhunuar të bijën shqiptari që tronditi Greqinë?!

Ngjarja e ndodhur në fillim të këtij muaji në Greqi vijon të trondisë opinionin publik, pasi në horizont pritet të dalin të tjera detaje të rënda për vrasjen e 29 vjeçares shqiptare.

Autoritetet kanë vendosur të kryejnë një analizë ADN-je në trupin e të ndjerës Anxhelina Petro, shqiptarja e cila u masakrua nga i ati dhe më pas u varros në oborrin e shtëpisë së tij në Korfuz të Greqisë.

Këtë të martë media greke ka shkruar se autoritetet janë në pritje të rezultateve të analizave, për të parë nëse e reja është përdhunuar nga i ati. Ndërkohë në lidhje me çështjen ka folur dhe avokati mbrojtës i babait të Anxhelinës, Aleko Petro.

Vassilis Noulezas deklaroi se nëse vërtetohet se Anxhelina ka qenë e abuzuar seksualisht nga i ati vrasës, atëherë ai do të japë dorëheqjen nga mbrojtja e Aleko Petros

“Mbetet te vertetohet nga analizat nese ka pasur abuzim seksual, veper qe klienti im e mohon.  Nëse del se ka pasur edhe kete veper, atehere une do te jap doreheqjen nga mbrojtja e tij”- tha ai, duke folur për ANT1.

Kujtojmë se trupi i Anxhelinës erdhi dhe u varros në Shqipëri, pranë nënës së 29 vjeçares, e divorcuar prej kohësh nga Aleko Petro.

Anxhelina kishte jetuar deri pak kohë më parë me babain e saj, por së fundmi ishte larguar nga banesa. Ajo qëndronte me të dashurin e saj afgan në shtëpinë e këtij të fundit.

Shkaku i largimit nga banesa e të atit, ka qenë për shkak të grindjeve të shpeshta. 

52-vjeçari A.Petro nuk pranonte lidhjen e vajzës së tij me 30-vjeçarin nga Afganistani që jeton në Korfuz. Ai nuk miratonte lidhjen e tyre dhe për këtë arsye debatonte shpesh me vajzën, deri kur Anxhelina vendosi të largohej dhe të bashkëjetonte me afganin. 

Ky i fundit ka qenë pikërisht personi që dha alarmin në polici mbrëmjen e 2 Janarit, pasi 29-vjeçarja nuk kishte shkuar në punë dhe nuk kishte asnjë shenjë prej saj. Anxhelina Petro punonte si kamariere në një lokal.

(Kosova Sot)