Dalin nga Trepça grupi i parë i minatorëve që ishin ngujuar brenda

  • 22 January 2019 - 15:09
Dalin nga Trepça grupi i parë i minatorëve që ishin ngujuar brenda

Kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, pak minuta më parë ka arritur tek miniera e Trepçës.Ai ka konfirmuar se tashmë kanë dalë nga miniera grupi i parë prej 29 minatorëve.

“Dolën grupi i parë i minatorëve”, ka thënë Syla.

Ai thotë se menaxhmenti janë duke i marrë të gjitha informacionet dhe se minatorët, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ata janë në gjendje të mirë. Menaxhmenti është duke marrë shënimet e nevojshme” ka thënë Syla.

Në minierë sipas krye sindikalistit të Trepçës kanë mbetur të ngujuar rreth 100 persona.

Ky incident ka ardhur si pasojë e djegies së trafo stacionit kryesor që e furnizon minierën me energji elektrike

(Kosova Sot)