Dy të mitura keqpërdoren seksualisht, Policia arreston dy persona në Podujevë

  • 23 February 2019 - 11:48
Dy të mitura keqpërdoren seksualisht, Policia arreston dy persona në Podujevë

Dy vajza të mitura janë keqpërdorur seksualisht nga ty të rritur nga Podujeva.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy meshkuj në Podujevë, njëri prej tyre i mitur pasi kishin keqpërdorur seksualisht dy viktimat femra të mitura.

“Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësorë kurse dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet më tej në njoftimin e PK’së. 

(Kosova Sot)