Ky ishte personi i parë që e pa 7 vjeçarin shqiptarin e vrarë me thikë nga 75-vjeçarja zvicerane

  • 22 March 2019 - 07:27
Ky ishte personi i parë që e pa 7 vjeçarin shqiptarin e vrarë me thikë nga 75-vjeçarja zvicerane

Baseli është goditur nga një tragjedi. Një grua 75 vjeçare ka therur një djalë shtatë vjeçar nga Kosova   duke u kthyer nga shkolla, i cili pak më vonë në spital. Sipas Blick.ch policia po kërkon dëshmitarë për ta zbardhur këtë rast  

Dhimbje dhe vaj në lagjen e Gotthelf në Basel. Mergim L, nxënës i shkollës fillore (7 vjeç) është mbytur brutalisht dje. Në dritën e diellit, në rrugë. Tërë kjo ngjarje e çmendur ka ndodhur gjatë kohës së drekës, në orën 12:30.

Djali sapo kishte përfunduar mësimin dhe ishte duke u kthyer në shtëpi që nuk ishte larg. Fëmija ishte vetëm ku u sulmua nga një grua në pension (75) në Gotthelf në St. Galler-Ring. Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdes pak minuta më vonë në spital.

Mësuesi zbuloi djalin e plagosur rëndë

Sipas inspektorit detektiv Peter Gill, personi që ka zbuluar djalin të plagosur rëndë, ishte mësuesi i klasës, i cili ishte nisur drejt shtëpisë me biçikletë.

Menjëherë, shërbimet emergjente u alarmuan. Ambulanca u përpoq për një periudhë të gjatë kohore për të ringjallur fëmijën. Djali më pas u pranua në departamentin e emergjencave të Spitalit të Fëmijëve Universitar dhe kirurgjisë emergjente, ku edhe vdiq.

Dëshmitarët okularë i thanë "Basler Zeitung", se fëmija kishte lëndime në zonën e qafës. Banorët gjithashtu raportuan se kishin dëgjuar një mosmarrëveshje mes djalit dhe të moshuarës.

(Kosova Sot)