Fotografitë shokuese tregojnë dëmtimet e lëkurës nga dielli, që nuk mund të shihen nga syri i njeriut

  • 22 March 2019 - 09:42
Fotografitë shokuese tregojnë dëmtimet e lëkurës nga dielli, që nuk mund të shihen nga syri i njeriut

‘Portretet ultravjollcë’ të bëra nga një fotograf, tregojnë imperfeksionet e fytyrës, që syri i njeriut nuk mund t’i vërejë.

Një seri e fotove bardhë e zi, e quajtur- RAW, ka shokuar njerëzit kur panë fytyrën e tyre, e cila dukej shumë e dëmtuar nga dielli, duke lënë shenja të cilat njeriu nuk mund t’i shoh.

“Unë jam shumë i gëzuar që mund të arrijë të shfaqë diçka përtej asaj që shihet,” tha Pierre Ferrer, 31-vjeçari që realizoi këtë set fotografi. Këto fotografi ilustrojnë më së miri karakterin e qenieve njerëzore, natyrale dhe jo perfekt, shkruan Dailymail

Rrezet ultravjollcë janë një lloj i rrezeve, që bëjnë pjesë në spektrin e valëve elektromagnetike me një gjatësi valore prej 400 dhe 10 nanometra. Syri  njeriut mund të vërejë vetëm ‘dritën e dukshme’, me gjatësi valore prej 380 deri 700 nanometra, që nënkupton se syri i njeriut nuk mund t’i detektojë rrezet ultravjollcë.

(rezet Ultravjollcë, të cilat përcillen me anë të rrezeve të diellit, përbëjnë një rrezik shumë të madh të kancerit të lëkurës. Këto rreze shkatërrojnë ADN-në e qelizave të lëkurës, me ç’rast krijohen shenja dhe të çara të lëkurës që syri i njeriut nuk i vëren, mirëpo me anë të këtytre fotografive  ju mund ta shihni efektin negativ që ka dielli në lëkurë.

(Kosova Sot)