Ambasadorët, të emëruar politikë e morrën në 'qafë' krejtë Kosovën

  • 23 March 2019 - 23:21
Ambasadorët, të emëruar politikë e morrën në 'qafë' krejtë Kosovën

Politika po ndikon edhe në emërimin e ambasadorëve. Sipas anëtarëve të komisionit për punë të jashtme, thonë se 50% e emërimeve të ambasadorëve janë politikë. Madje sipas Vjosa Osmanit, është tejkaluar kuota e lejuar me Ligj.  Anëtarë të komisionit për punë të jashtme thonë se emërimet kanë tejkaluar kuotën prej 50 % të emërimeve politike

Për pak ditë shefi i stafit të kryeministrit nuk do jetë më pjesë e ekipit të Ramush Haradinajt.

Avni Arifit, tashmë i ka ardhur edhe konfirmimi edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, se është i pranueshëm për ambasador të Kosovës në këtë shtet.

E drejt Emirateve, Arifi do të udhëtoj muajin tjetër kur edhe do të nis detyrën si ambasador.

Shefi i stafit të kryeministrit vlerëson lartë kohën e kaluar pranë kreut të ekzekutivit.

Por, vërejtje në emërimet e ambasadorëve kanë në Komisionin për Punë të Jashtme.

Kryetarja e këtij mekanizimi të kuvendit Vjosa Osmani, thotë se shumica e emërimeve në postet e ambasadorëve janë politike.

Sipas saj është tejkaluar kuota e lejuar me Ligj.

Pavarësisht kësaj çka thonë në Komisionin për Punë të Jashtme, në ministrinë e kësaj fushe thonë se synim i tyre mbeten dërgimi i diplomatëve të karrierës në misione.

Ndërkohë ligji për diplomaci thotë se së paku pesëdhjetë për qind (50 %) të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve Diplomatike, duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, vendin e Avni Arifit në pozitën e shefit të stafit të kryeministrit do ta zë Selim Selimi.

(Kosova Sot)