Lëndohet një person pas vetaksidentit në Istog

  • 24 March 2019 - 16:42
Lëndohet një person pas vetaksidentit në Istog

Një vetaksident ka ndodh sot gjatë ditës në fshatin Cërrc të Istogut

Rastin  e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka marrë lëndime trupore.

“Sot rreth orës 11:40 në fshatin Cërrc të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot)