Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Sheshel i vë flakën flamurit të BE-së dhe NATO-s

  • 24 March 2019 - 17:21
Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Sheshel i vë flakën flamurit të BE-së dhe NATO-s

Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe sot, në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtare e policore të Serbisë kanë protestuar kundër Bashkimi Evropian dhe NATO-s.

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i ka vënë flakën flamuri të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Sheshel me këtë rast tha se, do t’i kërkojë Serbisë të heqë dorë nga rruga e saj drejt BE-së, ku, siç tha ai, “të gjithë armiqtë serbë”, ishin të përqendruar.

Ai kërkoi që autoritetet në Beograd të angazhohen gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e serbëve përpara gjykatës së Hagës.

(Kosova Sot)