Gjatë së dielës në Kosovë u shqiptuan 1 mijë e 46 tiketa trafiku
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel ka shqiptuar 1 mijë e 46 tiketa trafiku, ndërkaq ditën e djeshme janë shënuar edhe aksidente trafiku.
Përgjatë së dielës së 24 marsit në Kosovë kanë ndodhur 25 aksidente trafiku, ku në mesin e tyre 13 kanë qenë me persona të lënduar dhe 12 kanë kaluar pa lëndime në njerëz.
Policia ka arrestuar 6 persona të cilët janë dërguar në mbajtje.
Në vuajtje të dënimit janë dërguar 3 persona, bën të ditur policia në statistikat 24-orëshe.
(Kosova Sot)