Prej nesër ndryshon moti, këto do të jenë temperaturat befasuese

  • 25 March 2019 - 13:05
Prej nesër ndryshon moti, këto do të jenë temperaturat befasuese

Nën ndikimin e masës së ndjeshme të të ftohtit, prej nesër deri te enjten do të ketë rritje të vranësirave, në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa na male borë.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka paralajmëruar se do të fryjë erë e përforcuar veriore deri në mesatare, ndërsa temperatura e ditës do të ulet për rreth dhjetë gradë në krahasim me të sotmen.

Nga e premtja temperaturat e mëngjesit në vend do të zbresin edhe nën zero, ndërsa gjatë ditës do të jenë në rritje.

(Kosova Sot)