Mustafa takon ambasadorin amerikan në Beograd, ankohet për librat shqip

  • 25 March 2019 - 19:17
Mustafa takon ambasadorin amerikan në Beograd, ankohet për librat shqip

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se ka takuar në Beograd, ambasadorin e SHBA-së, Kyle Scott.

Me të thotë të ketë folur për zgjidhjen e problemit për tekstet mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

{/365959}

“Sot, pata nderin të mirëpritem nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Tij, Kyle Scott, në rezidencën e tij në Beograd. Në fokus të bashkëbisedimit: zgjidhja e teksteve mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Mirënjohje e thellë për ndihmën dhe përkushtimin amerikan për respektimin e të drejtave të shqiptarëve”, ka shtuar më tej ai.

(Kosova Sot)