Pasuria është e shkruar në gjene?!

  • 26 March 2019 - 15:50
Pasuria është e shkruar në gjene?!

Pasuria dhe suksesi mund të jenë më pak rezultat i punës së madhe apo fatit, e më shumë duket se kanë të bëjnë me ADN-në, thotë një studim i ri. Një analizë e 286,000 britanikëve ka treguar se përbërja gjenetike e atyre që fitojnë më shumë se 100,000 funte në vit, dallon nga ajo e personave me të ardhura më të ulëta. 

Tri të katërtat e gjeneve kanë lidhje me inteligjencën

Një skanim ka vënë në pah 24 'gjene të arta' që ndikojnë te inteligjenca, sistemi imun, si dhe te forca e muskujve dhe zemrës - duke paraqitur dallimin midis suksesit ekonomik dhe varfërisë. Ky zbulim është rezultat i punës së Qendrës për plakje kognitive në Edinburg. Tri të katërtat e gjeneve kanë lidhje me inteligjencën, kanë gjetur shkencëtarët. Por, atributet fizike po ashtu ndikojnë te gjasat për të qenë i pasur dhe disa prej tyre mund të trashëgohen.  

Më pak ndjenja apo lodhje

'Variacionet gjenetike të shoqëruara me të ardhura më të larta janë në përputhje me një predispozicion gjenetik për një inteligjencë më të madhe, një jetëgjatësi më të madhe, një shëndet më të mirë fizik dhe mendor, më pak ndjenja apo lodhje, duke pasur më pak fëmijë dhe kushte më të mira të jetesës', thonë kërkuesit shkencorë në një studim, i cili ende nuk është publikuar. 

(Kosova Sot)