Ndalen mikrofonat në Qeveri kur flasin për Counter Global, Haradinaj tregon arsyen

  • 26 March 2019 - 16:07
Ndalen mikrofonat në Qeveri kur flasin për Counter Global, Haradinaj tregon arsyen

Kryeministri Haradinaj para gazetarëve tregoi pse e pati të nevojshme të ndal mikrofonat kur në mbledhjen e Qeverisë u hap tema e Counter Globalit.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kur u diskutua për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, janë ndalur mikorofonat kur filloi diskutimi për kompaninë e kontraktuar “Counter Global”.

“Jemi të obligium në disa raste për shkak të planeve të treta, jo për shkak të neve”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ai tutje ka treguar pse e panë të nevojshme që të mos dëgjohet se cka u fol në mbledhjen e Qeverisë rreth temës së termocentralit.

“Ne morëm një informatë nga ministri Lluka për proceset e investimeve. Ka në disa raste të dhëna që mund të ndërhyjmë në të drejtën në garë për mos me paragjyku dhe për këtë arsye ndodh që nuk bëjmë publikime për shkak se ne ndërhyjmë në procdedurat e garimit për investime”, tha Haradinaj. 

(Kosova Sot)