Të jemi të pakompromis kundër korrupsionit

  • 27 March 2019 - 11:06
Të jemi të pakompromis kundër korrupsionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Kosova si një shtet i ri duhet të jetë i pakompromis në luftën kundër korrupsionit.

 Megjithatë ai thotë se edhe për shtetet më të forta se Kosova, korrupsioni është një kërcënim serioz.

Këto deklarata ai i ka bërë  në një  konferencë për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë të organizuar nga Misioni i OSBE-së.

Presidenti Thaçi tha se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në fushën e legjislacionit, siç është kodi penal që pritet të hyjë në fuqi brenda këtij viti dhe të tjera për këtë fushë.

 Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së tha se OSBE bënë përpjekje për luftimin e korrupsionit në Kosovë.               

Braathu tha se korrupsioni i nivelit të lartë duhet të ndëshkohet, sepse dëmton shtetësinë e Kosovës, ekonominë dhe zhvillimin e saj.

Ai kërkoi që të zbatohen ligjet dhe strategjitë në fuqi që kanë të bëjnë me luftën kundërkorruopsionit.

(Kosova Sot)